Skip to content
Gazeta.al
Menu
  • Lapsi
  • Shekulli
  • Dita
  • Shqiptare
  • Mapo
  • Panorama
  • Albeu
  • Standard
Menu

VIDEO/ Liqeni i Kukësit, ja si vijnë mbeturinat nga Kosova

May 10, 2014

kukes-mbeturinat-ne-liqen-300x200Ky është Drini i Bardhë në shtratin e tij natyror, që vjen nga Gryka e Rugovës në Kosovë nga ku dhe buron duke kaluar qytetet e Pejës, Deçanit, Gjakovës dhe rrethinave të tjeraa

Bashkë me ujin në Shqipëri futen dhe shumica e mbeturinave të Rajonit të Rrafshit të Dukagjinit me mbi 600 mijë banorëa

Kjo është një ditë normale, pasi në ditët me reshje niveli i ujërave që rritet sjellë me vete gjithë mbeturinat e depozituara bregut lumit, apo ato që hidhen nga banorëta Rrjedha tjetër është Lumbardhi i Prizrenit që vërshon mes përmes qytetit me 120 mijë banorëa

Ndonëse po i kushtohet rëndësi pastrimit të lumit përgjatë rrjedhës në qytet, nuk është e vështirë të shohësh sesi mbeturinat derdhen në ujin e lumita

Vizion Plus u interesua për këtë problem tek komuna, por që nga kryetari e deri tek zyrtarët më të vegjël, kishin një ditë jo të përshtatshme për shpjegime, ndoshta edhe për shkak të fushatës zgjedhore atjea

Dy vite më parë ne e patëm ndjekur këtë problem, dhe kryetari i Komunës Ramadan Muja, u zotua për pastërtinë e lumita

Në fakt, edhe sot kryetar është sërish zoti Muja, por situata siç shihet nga pamjet nuk ka ndryshuar aspaka

Të dyja këto rrjedha lumenjsh bashkohen 6 km pa hyrë në kufi me Shqipërinë, aty ku është dhe grykëderdhja e lumit në liqen, duke  sjellë papastërti të mëdhaa

Source: Tema – Aktualitet

©2023 Gazeta.al SKAI Software Solutions