Situata kritike në sipërfaqen e Liqenit të Kukësit, e mbuluar prej ditësh me mbeturina që vijnë nga Kosova e Maqedonia, ka ngritur në alarm autoritetet lokale në qytetin verilindor, raporton Vizion Plusa
Të martën është krijuar një grup pune që kryesohet nga prefekti, Safet Gjici, për pastrimin dhe mbrojtjen e këtyre ujërave nga mbeturinat, ndërkohë që nesër do të nisë puna në terrena Në këtë aksion do të përfshihen njësitë vendore, punonjës të shëndetësisë, mjedisit, policisë së shtetit e forcave të ushtrisë, por dhe nxënësve të shkollavea Njëkohësisht, do të koordinohet puna dhe me qeverinë shqiptare dhe ato të Maqedonisë dhe Kosovës për të parandaluar këtë fenomen që po shkatërron këtë pasuri të madhea
Gjithashtu është kërkuar që në mënyrë kategorike komunat dhe bashkitë që lagen nga ujërat e liqenit, të mos hedhin më mbeturinat në këto ujëra ose në përrenjtë e lumenjtë që derdhen në liqena Alarmi për ndotjen e Liqenit të Kukësit nga sasi të mëdha mbeturinash u dha pak ditë më parë nga biologët dhe kryetari i këshillit të qarkut në Kukës, të cilët kërkuan edhe mbështetjen e qeverisë për tejkalimin e kësaj situate që përsëritet çdo vit, por këtë vit kishte përmasa më të mëdhaa Mbeturinat janë kryesisht ambalazhe ushqimesh, ilaçesh, lëndësh ndërtimi dhe të tjera vijnë nga Maqedonia dhe Kosova, nga rrjedhat e lumenjve Drini i Zi dhe Drini i Bardhëa Prania e tyre në liqen dëmton florën dhe faunën e liqenit dhe brigjeve të tij, ndërsa kjo situatë dëmton edhe turizmin në këtë zonea
Ndotësit kryesorë të sipërfaqes së Liqenit të Fierzës në Kukës janë komunat Gjakovë, Prizren, Pejë, Deçan të Kosovës, si dhe disa njësi vendore të palës maqedonasea
Po ashtu, komunat Tërthore, Zapod, Shishtavec, Bicaj, Ujmisht, Bushtricë etja në Kukësa Në vitin 2O12 u zbatua një projekt për pastrimin e liqenit, por ai nuk pengoi ardhjen e mbeturinave sërisha Sipërfaqja e këtij liqeni në territorin e Shqipërisë është 64 km2, ndërsa gjithsej sipërfaqja po të llogaritim edhe pjesën e liqenit në Kosovë shkon në 71 km2a Niveli i ujërave është 270 metër mbi nivelin e detita Thellësia maksimale e tij është 128 metraa Ky liqen u krijua në vitin 1976 me ndërtimin e hidrocentralit të Fierzësa Në këtë liqen rriten 15 lloje peshqisha
Source: Tema – Aktualitet