Elbasani ka mposhtur Teutën me rezultatin 3-1 në “Elbasan Arena”, duke blinder vendin e pestë dhe duke iu afruar me bindje zonës së Final 4. Gvozdenovic mund të jetë i kënaqur, verdheblutë e tij tregojnë forcë karakteri ndaj një kundërshtari impenjativ, falë një tregolëshi nga Arsen Lleshi. “Djemtë reaguan mirë. Ne jemi të kënaqur. Nuk është e thjeshtë ndaj Teutës, që di të menaxhoj rezultatin”, u shpreh Gvozdenovic.
Në javën e 20 të Superiores, Elbasani u imponua me përmbysje ndaj bregdetarëve. Arsen Lleshi ishte protagonist absolut duke realizuar 3 gola, për të afruar skuadrën e Gvozdenoviç me zonën e Final 4. “Nuk e nisëm mire – shpjegoi Gvozdenovic -. Nuk ishim mirë. 5 minutat e fundit të pjesës së parë e morëm vetn. Lleshi në pjesën e dytë sulmoi hapësirat. E morëm mesfushën me 4 veta. Reaguam mirë. Hakaj ishte shumë mirë, mori krahun i vetëm. Teuta nuk na rrezikoi asnjëherë. Në fillim nuk u organizuam aspak mirë, por ndërrimet taktike sollën ndryshime te çunat”.
Lexo më tej: Video/ Nikaj i heq buzëqeshjen Veselinovic: Skënderbeu ndal në shtesë Partizanin
Teuta për pak kohë iluzionoi, duke qenë se e mbylli pjesën e parë në avantazh me golin e debutuesit Beshiraj. Pjesa e dytë foli më pas për vendasit, që kishin kontrollin e lojës dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak teknikut Edi Martini. “Në pjesën e parë luajtëm mjaft mirë. Edhe goli i parë edhe goli i dytë erdhën aty ku kemi pikën më të fortë. Jemi me zonën plot, jemi 4 ata 2 dhe ne prapë nuk shënojmë. Elbasani na vuri në vështirësi, na mori mesfushën. Nuk është normale të luash kështu me dy tablo. Luajtëm mirë pjesën e parë, ndërsa në të dytën u kthye situata”, u shpreh Martini.
Elbasani me këtë fitore i afrohet zonës së “Final Four” duke qenë 5 pikë larg si vend i pestë. Në anën tjetër Teuta mban vendin e gjashtë me 23 pikë.
The post Video/ Lleshi përmbys Teutën, Elbasani i afrohet “Final 4”: Gvozdenovic në delir appeared first on Lapsi.al.