Spanja fluturoi në finalen e Euro 2024 falë Lamine Yamal. Sulmuesi i ri i Barcelonës ishte protagonist në gjysmëfinalen ndaj Francës, duke shënuar golin që nisi përmbysjen e kombëtares së teknikut De la Fuente. Një gol që bëri histori sepse e shenjtëroi Yamal si golashënuesin më të ri ndonjëherë në historinë e Europianëve dhe Botërorëve me vetëm 16 vjet e 362 ditë. Një rekord që iu rrëmbye brazilianit të madh Pelé, e që i shtohet një tjetër rekordi të vendosur nga O’ Rei përpara fillimit të ndeshjes si lojtari më i ri që ka luajtur në një gjysmëfinale mes Botërorëve dhe Europianëve.
“PAGËZIMI” NGA MESSI
Një destin, ai i Yamal, i cili ndërthuret edhe me historinë e Leo Messi. Sulmuesi i ri spanjoll, në fakt, u “pagëzua” nga Pulce në vitin 2007. Ashtu si edhe vitin e kaluar, gazeta spanjolle Sport vendosi të bënte një kalendar bamirësie në bashkëpunim me Unicef, sponsor i Barcelonës së presidentit Laporta në atë kohë. Kështu, u organizua një fushatë rekrutimi mes familjeve që kishin rënë në kontakt me organizatën ndërkombëtare për çështjet e asistencës dhe mes tyre ishte edhe ajo e Yamal, i cili jetonte në Rocafonda, një lagje e komplikuar e Matarò, e që u shortua të ishte pjesë e kalendarit: kontakti i parë i Yamal me botën blaugrana.
Lexo më tej: Video/ Golashënuesi më i ri ndonjëherë në Europian, Yamal shpërthen ndaj Rabiot: “Tani, flisni!”
Falë babait të Yamal, ditët e fundit, fotoja e argjentinasit Messi duke i bërë banjë të voglit Lamine u bë menjëherë virale. Ngjan sikur të ishte një dorëzim stafete edhe pse në atë kohë, Messi ende nuk ishte bërë ai që u bë për Barcelonën. Por siç dihet, historia është ciklike dhe disa ngjarje përsëriten në distancë vitesh: ashtu si ngritja e Yamal në fushën ndërkombëtare, që të kujton shumë atë të Lionel Messi.
FRANCA E PËSOI DY HERË NJËSOJ NGA YAMAL
E duke folur për ecuri dhe rikthime historike, goli i mbrëmshëm ndaj Francës nuk është gjë tjetër veçse riprodhimi besnik i atij të shënuar nga spanjolli në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian U-17 2023, po kundër Francës. Yamal e ktheu topin në këmbën e majtë dhe përfundimi nën kryqëzimin e shtyllave pa i lënë rrugëdalje portierit. Gjeste të destinuara të mbeten të pashlyeshme ndër vite.
Lamine Yamal France, #U17EURO semi-final, 2023 pic.twitter.com/kORrM0UmjL
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) July 9, 2024
Qershia mbi tortë për Yamal mund të jetë finalja të dielën më 14 korrik, një ditë pas ditëlindjes së tij të shtatëmbëdhjetë. Festimi me trofeun e Euro 2024 mund të jetë dhurata më e mirë e ditëlindjes që sulmuesi spanjoll mund të dëshirojë. E kushedi, ndoshta gjithçka mund të përfundojë duke fituar çmimin MVP të eventit gjerman.
The post Video/ Nga pagëzimi nga Messi te rekordi i Pelé, Yamal magjeps Euro 2024: Franca e pësoi dy herë njësoj appeared first on Lapsi.al.