Ditёn e hёnё fillon monitorimi i territorit tё vendit me avionë tё posaçëm, qё do tё vihet nё dispozicion nga Policia Italianea
Nё kuadёr tё masave tё ndёrmarra pёr parandalimin e goditjen e kultivimit tё bimëve narkotike, të premten u zhvillua njё takim ndërmjet funskionarёve tё Policisё sё Shtetit dhe tё Policisё Italiane, gjatё tё cilit u diskutuan hapat qё do tё ndërmerren nё bazё tё protokollit tё bashkёpunimit nёnshkuar ndërmjet Policisё Shqiptare dhe Policisё Italiane pёr monitorimin e territorit tё vendit me avionë tё posaçëm, qё do tё vihet nё dispozicion nga Policia Italianea
Nё kёtё takim ishin tё pranishëm Zv/Drejtorёt e Pёrgjithshёm tё Policisё sё Shtetit, pёrkatёsisht Sokol Bizhga, Zv/Drejtor i Pёrgjithshёm pёr Krimin e Organizuar e Krimet e Rёnda si dhe Altin Qato, Zv/Drejtor i Pёrgjithshёm pёr Sigurinё Publike, si dhe drejtues tё strukturave tё luftës kundër drogës dhe bashkëpunimit ndёrkombёtar nё Policnё e Shtetita
Ndёrkohё delegacioni italian pёrbёhej nga Funksionari i Drejtorisё Qendrore tё Policisё Kriminale, pёrgjegjёs pёr implementimin e operacioneve tё fluturimit, Funksionarё tё Guardia di Finanza, po ashtu dhe drejtues tё Misonit Interforze tё Policisё Italiane nё Shqipёria
Nё fokus tё këtij takimi ishte përcaktimi i modaliteteve tё monitorimit tё territorit pёrmes avionit tё posaçëm vёnё nё dispozicion nga Policia Italiane, masat pёr kontrollin e territorit pas identifikimit tё sipёrfaqeve tё kultivuara, me qёllim asgjësimin e tyre, mënyra e raportimit tё pёrbashkёt pёr rezultatet, si dhe masat e sigurisё gjatё operacionita
Veprimtaria pёr monitorimin e territorit do tё fillojё ditёn e hёnё, ku do tё nisё dhe monitorimi pёrmes avionit, proces i cili do tё pasohet nga veprimet nё terren tё forcave vendore tё policisё tё mbёshtetura nga forcat speciale, me qёllim asgjësimin e sipërfaqeve tё konstatuaraa
Source: Tema – Aktualitet