Pas ish- kryeministrit Sali Berisha, tek çadra e grevistëve shkoi edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Bashaa
Duke folur për mediat pas vizitës, Basha tha se kjo nuk është grevë politikea
Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama, duke thënë se po tregohet i pashpirta
“Deri në këtë moment këtu ka pasur një prani të opozitës, por asnjë zyrtar i vetëm nuk ka treguar asnjë shenjë njerzillëku se çfarë po ndodh 30 m larg dritares së kryeministrita
Kjo është një grevë njerëzore, jo politike, se të ishte politike, do bëheshin ndryshe hesapeta Këta kanë halle, se disa janë familjarë, disa janë beqarë që janë gjendur në mes të rrugëve pasi janë shkarkuar nga puna apo në disa raste edhe me vendime abuzive të gjykatavea
Grevistëve u janë turrur disa zorraxhinj mediatë, zorraxhinj me qera do ketë gjithmonë, kur kemi një qeveri me një kryeministër që nuk u rri përgjegjësive të veta”, tha Bashaa
Kurse Sali Berisha deklaroi pas vizitës tek grevistët se ai i ka respektuar grevistët e urisë në kohën kur ishte kryeministëra
Ai tha se Edi Rama i ka kërkuar, kur në grevë urie hyri Ilir Meta, që t’i linin të vdisnin atya
“Meta shpalli grevën në Parlament për shkak të Edi Ramës, jo për shkakun timin dhe ai më thoshte: “Lëre të vdesë aty!”
Source: Tema – Aktualitet