Një javë para se të ndodhte ngjarja horror ku nëna mbyti me jastëk foshnjën e saj gjashtë javëshe, gjyshi kishte paralajmëruar krimin në policinë e Librazhdita
“Insistoj që për të shmangur probleme që mund të ndodhin, pasi nusja e djalit, Lola, thotë, “unë do vras veten’, ajo të largohet nga shtëpia që unë nesër mos të kem probleme me policinë, pasi kam përdorur edhe forcë apo presion, por kërkoj ndihmën e policisëa Nga veprimet e saj unë them se ajo (Lola) ka shqetësime mendore, dhe jam në merak pr fëmijën,Elion, por edhe për foshnjën se mund të hakmerreta Për këtë arsye kërkoj që ajo të largohet, ndërsa foshnjën dhe dajalin e madh Elion t’i lërë në shtëpinë time që t’i mbaj unë me bashkëshorten derisa të kthehet djali’’, citon “Panorama” kallëzimin e kryer me 23 prill 2014 nga shtetasi Haxhi Lleshia
Ndërkohë familjarët shprehen se , “Policia nuk e thirri ta merrte në pyetje Oriolën pasi ajo kishte foshnjën me gjia Ishte një neglizhencë, kush mund ta mendonte se do të ndodhte kështu…Por me sa morëm vesh, nuk ekzistonte një zyrë e veçantë për të trajtuar probleme të tillaa Ishte një rast i veçantë dhe duhej trajtuar si i tillë, por u neglizhuaa E dimë që policia nuk mund të ndërhyjë në çdo mosmarrveshje familjare dhe këto janë çështje civile që duhet të ishin zgjidhur në gjykatëa Ne do të kërkojmë heqjen e kujdestarisë së fëmijës ndaj nënës”, janë shprehur të afërm të familjes Lleshia
Oriola ka pranuar në polici se foshnja nuk ishte e bashkëshortit të saj, mirpo ajo kurrsesi nuk ka pranuar të ndahet prej tija Oriola Lleshi 30 vjeç, kishjte shfaqur shenja të një sjellje jo normale dhe me prindërit e bashkëshortita Ata I kanë kërkuar asaj të shkonte tek familja e saj, por as ato nuk kanë pranuar ta mbajnë vajzën që e kishin martuara
Source: Tema – Aktualitet