Vlora është gati për festë për të kremtuar festën e pavarësisë! Qyteti ku Ismail Qemali shpalli pavarësinë e Shqipërisë, është bërë gati për ceremoninë e ngritjes së flamurit me rastin e 112-vjetorit. Ndërsa festimet në qytetin bregdetar kanë nisur që në orët e para të mëngjesit nën masa të rrepta sigurie.
Sheshi i Flamurit është veshur i gjithi me ngjyrat kuq e zi, teksa policia ka siguruar zonën përreth. Policia e Vlorës po qëndron në gatishmëri për mbarëvajtjen e festimeve, duke mundësuar edhe lirimin e rrugëve nga automjetet dhe trafiku.
Ndërsa në Tiranë për të dytin vit do të organizohet parada e shqiptarëve, ku priten të jenë mbi 10 000 të pranishëm.
Lidhur me këtë aktivitet është hartuar një plan masash për devijimin e qarkullimit të automjeteve. Bëhet me dije se do të ketë ndalim të qarkullimit të automjeteve nga ora 09:00 deri ne orën 14:00, për mbarëvajtjen e aktivitetit.
Ndërkohë, institucionet kryesore në vend por dhe mbarë vendin janë veshur kuq e zi.
The post Vlora bëhet gati për ceremoninë e ngritjes së flamurit appeared first on Lapsi.al.