Tre persona janë janë vënë në hetim ditën e sotme pasi tentuan të kalojnë kontrabandë shishe me verë dhe paketa me cigare, nga porti i Vlorës.
Shishet e verës dhe paketat me cigare ishin fshehur brenda një autobusi dhe janë të vënë nën hetim për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, janë dy shoferët e autobusit të identifikuar me inicialet I. D., 63 vjeç, dhe K. Sh., 43 vjeç dhe një 51-vjeçar i identifikuar me inicialet E.M..
“Shërbimet e PKK Port Vlorë dhe autoritetet doganore në këtë port, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, autobusin me drejtues shtetasin E. M.
Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë autobus, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan kuti me shishe me verë dhe paketa me cigare, pa faturë blerjeje.
Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin dhe ZMKT referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasin E. M., 51 vjeç, si dhe për 2 shoferët e tjerë të këtij autobusi, shtetasit I. D., 63 vjeç, dhe K. Sh., 43 vjeç, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”,-njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
The post Vlorë/ Tentuan të kalojnë kontrabandë verë dhe paketa me cigare, vihen nën hetim 3 persona appeared first on Albeu.com.