Partia Demokratike i ka cilësuar akuza tronditëse ato të koleksionistit Gjergji Thimio para gjykatësandaj kryeministri Rama, dhe deputetit të Partisë Socialiste, Koço Kokëdhimësa
“Sipas këtyre dëshmive, Edi Rama dhe Koço Kokëdhima, kanë organizuar arrestimin e tij, pasi ai nuk pranoi t’u jepte një pikturë të Onufrit me vlerë 1 milionë euroa Thimio thotë se Koço Kokëdhima e ka kërcënuar dhe i ka thënë se do t’ia merrte koleksionin e çmuar me çdo lloj mënyre”, u shpreh Laura Vorpsi, Zëdhënëse e PD-sëa
Sipas saj, “kjo akuzë ndaj Edi Ramës bëhet edhe më e besueshme kur dihet se ai ka një të kaluar të pasur me denoncime të tilla, dhe kur dihet se Kryeministri duhej të gjente një dhuratë me vlerë për këshilltarin e tij, Toni Blair”a
“Gjergji Thimio gjithashtu ka lëshuar akuza të rënda se pas operacionit televiziv të policisë nën udhëheqjen personale të Kryeministrit, janë zhdukur shumë vepra të rëndësishme artia Thimio përmend edhe Artan Lamen si pjesë të skenarit të vënë në jetë për arrestimin e tij, dhe përvetësimin nga Rama-Kokëdhima-Lame të koleksionit të çmuar të veprave të artita Partia Demokratike i kërkon prokurorisë të nisë menjëherë hetimet mbi bazën e kësaj dëshmie që vë nën akuzë Kryeministin dhe deputetin Kokëdhima, i njohur si njeriu i ngushtë i punëve të tij”, theksoi Vorpsia
Koleksionisti i veprave të artit, Gjergji Thimio i arrestuar në kuadër të operacionit “Ikona” në tetor të vitit të kaluar, deklaroi se arrestimi është bërë për hakmarrje pasi refuzoi të japë ikonën origjinale të Onufrit të cilën deputeti Kokëdhima donte t’ia bënte dhuratë këshilltarit të kryeministrit Rama, ish- kryeministrit britanik Toniy Blaira
Source: Tema – Aktualitet