33-vjeçari Ramazan Mataj u vra mëngjesin djeshëm me breshëri plumbash në fshatin Dragoç të Shkodrës teksa për ngjarjen vijojnë të dalin detaje të tjera. Dyshohet se autori/ët i kanë zënë pritë 33-vjeçarit 1.2 km larg banesës së tij. Sipas informacioneve, gjurmët e autorit/ëve janë ndjekur përmes një qeni të policisë, i cili i ka pikasur deri në një fare distance.
Vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja nuk ishte i mbuluar nga kamera sigurie, duke vështirësuar në këtë mënyrë hetimet e policisë. Nga ana tjetër, policia ka përjashtuar mundësinë që vrasja e 33-vjeçarit të jetë e lidhur me veprimtari të paligjshme. Mataj nuk rezulton të ketë precedentë penal as në Shqipëri e as jashtë vendit. Mësohet se një nga pistat kryesore që po shqyrtohet nga autoritetet është ajo e një konflikti personal, e lidhur me një marrëdhënie dashurie që mund të ketë pasur 33-vjeçari.
Mataj u qëllua me breshëri plumbash brenda makinës së tij tip “Benz” dhe më pas u gjet pa shenja jete nga banorë të zonës. Një prej fqinjëve ka dëgjuar të shtënat mbrëmë, por për shkak se pranë vendngjarjes ndodhet një lokal dasmash, ka menduar se bëhet fjalë për të shtëna nga dasmorët, duke e mos e ditur se bëhet fjalë për një vrasje.
The post Vrasja në Shkodër/ Policia në ndjekje të gjurmëve të autorëve appeared first on Lapsi.al.