Një udhëtim drejt Kërrnajës, ku fisi Haklaj mbajti gjallë luftën e ndezur për liri e dinjitet shoqëror, i ngjet një udhëtimi drejt legjendave të vjetra e të rejaa Kulla e fortë që ushqeu me besë e burrëri bisedat në odat e burrave të fortë, brez pas brezi, tani është një rrënojëa Rrënojë janë të gjitha shtëpitë dhe kullat e Haklajve në Kërrnajë, ku nuk dëgjohet më as zë fëmije, as fjalë burria
Dritat janë shuar përgjithmonë dhe kjo e bën akoma më të trishtë atë që ka ndodhur gjatë këtyre viteve të demokracisë me burrat e derës historikea Në këtë vis të Eposit të Kreshnikëve, duket sikur në ajër dëgjohet vaji tragjik i Ajkunës, për djemtë e vrarë të Haklajve, për ikjen e trishtë të burrave, grave e fëmijëve nga vendbanimi tyre stërgjyshora Janë me dhjetëra e qindra ikje, fate të ikura e të kryqëzuara në Golgotën e një kohe të pakuptimtë, ku nuk ka asnjë alibia I fundit që iku nga Kërrnaja ishte Gramoz Haklaj, 37 vjeç, nën presionin e gjaksve të panjohur, që endin në terr krimet e paralajmëruara ndaj derës së fortë të Haklajvea Me 30 janar 2013, në Laprakë, teksa udhëtonte me makinën e tij së bashku me nusen dhe djalin 11 muajsh, një person i maskuar, identeti i të cilit nuk është zbardhur ende nga policia, ka tentuar ekzekutimin e tij, duke qëlluar disa herë me breshëri plumbash në drejtim të tija
Pas kësaj, presionet ndaj Gramozit janë rritur, si dhe ndaj vëllezërve të tij, veçanërisht ndaj Jot Haklajt, një biznesmen i njohur në Tiranëa Ngjarja iu kalua nga komisariati numër tre prokurorisë, por fijet e misterit e mbështjellin atë, si të gjitha vrasjet dhe tentativat për vrasje ndaj Haklajve, për të cilat nuk ka ende asnjë autora Kërrnaja e braktisur, ku dera e Haklajve mbante kryet e vendit, ka një pamje të trishtë, gati rrënqethësea Sot anëtarët e mbetur gjallë të derës së Haklajve janë shpërndarë në të gjithë botën, nga Greqia, Italia, Franca, Gjermania, Suedia, Anglia e deri në Australinë e largëta Është një eksod gati biblik, i paparë e i padëgjuar në këtë cep të Ballkanit, ku krimi dhe gjakmarrja bëjnë kërdinë, ndërkohë që politika, në vend që të shuajë urat e zjarrit të mërive e hakmarrjeve, iu fryn atyrea Mbi 150 vrasje, me qindra grabitje apo atentate që kanë shkaktuar plagosje dhe gjymtime në rrethin e Tropojës, janë pa asnjë autor dhe mbajnë peng një histori të keqkuptuara Mbi 30 sulme, të cilat kanë shkaktuar 14 të vrarë dhe të plagosur janë mbi shpinën e një familjeje, saga e të cilës përmban një “Kuti Pandore” të pazbuluara Saga e fisit Haklaj në Tropojë është ende mister, pasi asnjë vrasje nuk është zbuluar, asnjë autor i arrestuar apo i hetuara Familja e Haklajve njihet në të gjithë veriun e vendit si një nga familjet më të mëdha, e cila brez pas brezi ka ndezur pishtarë qëndrese për komb e flamur dhe ka vënë gurë kilometrikë në kujtesën kombëtarea Dera e Haklajve ka dhënë katër dëshmorë për atdheun: Shpend Zeqir Haklaj, dekoruar me Medaljen e Trimërisë, Ismail Plak haklaj, dekoruar me Medaljen e Trimërisë, Man Arif Haklaj, dëshmor i Atdheut dhe Rustem Sadri Haklaj, dëshmor i Atdheuta Të parët e Haklajve kanë luftuar me armë në dorë kundër turqve e serbëve, ndërsa gjatë luftës në Kosovë, dera e tyre ka qenë një bazë e fuqishme e luftës dhe strehuese e qindra kosovarëve, të ikur nga flakët e spastrimit më të egër etnik të kryer ndonjëherë në Gadishullin e vjetëra Por në vend të kurorës së merituar, shteti dhe shoqëria jonë e traumatizuar gjatë këtij tranzicioni të vrazhdë, iu ka ofruar dhunë, djegie, kërcënime, vrasje, të cilat, siç e thamë, ende nuk kanë qoftë dhe një autor të vetëma
Pas maratonës së gjatë të vrasjeve mafioze, indiferenca e shtetit shqiptar dhe mungesa e drejtësisë bëri që gjakrat të nxeheshin më shumë dhe gjithçka ta merrte në dorë vetëgjyqësiaa Në vend të veprimit të institucioneve ka ndodhur braktisja e madhe, ikja masive e Haklajve, nën kërcënimin e gjaksve të mbështjellë me hije frike e mistera E vështron këtë peizazh të shkretë, shtëpitë e kullta të rrënuara, dritat të fikura, barin dhe ferrat që kanë pushtuar mjedisin dikur aq të bukur e sharmant, dhe të kaplon dhimbjaa Kërrnaja të kujton të kujton përmbytjen e madhe biblike të Noes, veçse kjo këtu nuk ka ndodhur nga mëria e Zotave, por nga primitivizmi politik, që ushqen rrënjët e së keqes, ushqen frymën e vëllavrasjes, krimit dhe vdekjesa Kohët e turbullta dhe politika pisqollë janë të përkohshme, edhe pse kushtojnë shumë në kandarin e dhimbjesa E përjetshme është historia e Kërrnajës, historia e Haklajve, historia e dyerve dhe fiseve të shqiptarisë, që do të rilindin si feniksi, në kohë më të mira për kombin dhe historinë tonëa /Exspress/
Seriali i vrasjeve, nisja nga 16 qershori i vitit 1997
Vrasja e parë e regjistruar nga policia është ajo e ndodhur më 16 qershor të vitit 1997 në dalje të urës së Milotit, ku viktima është Sokol Haklaj, ndihmësgjyqtar në rrethin e Skraparita Pas saj, renditen edhe dhjetëra vrasje të tjera që kanë lidhje me fisin e Haklajve të Tropojës, por drejtësia ka heshtur; politika gjithashtu; duket se hija e kobshme e politikës ka endur rrjetën e një merimange të helmatisur krimi, që iu ka kushtuar aq shumë jetë njerëzore Haklajvea
Ndërsa gjithçka nisi me vrasjen e Sokol Haklajt, natyrisht që nuk mund të mbetej me kaqa Hijet e keqbërjes, të nxitur nga tritolpolitika do t’i jepnin start maratonës së vrasjeve, duke u shndërruar kështu në fisin e vetëm në Shqipëri me numrin më të madh të hasmërivea Në 5 janar 1998, vritet në Qafën e Luzhës, në një atentat me armë zjarri automatike Shkëlqim Haklaj, njëri prej djemve të familjesa Pas kësaj iu vjen radha një nga një pothuajse të gjithë djemve të familjes së Muharrem Haklajta Në 4 gusht 1999 vriten në afërsi të fshatit Cernicë, me mina të telekomanduara, Halil Haklaj e Feriz Kërnaja, ndërsa plagoset rëndë Fatmir Haklaja
Në 4 nëntor të vitit 1999, në një pritë në fshatin Bujan, vetëm gjashtë muaj më pas do të ekzekutohej edhe Fatmir Haklaj, djali tjetër i familjes, vetëm 50 metra larg shtëpisë së mikut të tij Jaho Salihia Vrasja e Cen Haklajt, trainerit të apasionuar të ekipit të basketbollit “Valbona”, njeri i urtë e korrekt, me një pasion të madh për sportin, tek po shkonte me një top në dorë në stërvitjen e radhës së ekipit të tij të dashur, ishte një vrasje makabre, pa asnjë “alibi”a
Në 3 dhjetor 2000 është kryer ekzekutimi i Ylli Haklajt, me anë të një snajperi, Vrasja e fundit e njerëzve të familjes Haklaj daton më 8 maj të vitit 2002 pranë spitalit të Bajram Currit ku mbetën të vrarë Elez Haklaj dhe i djali i tij, Çelaa
Source: Tema – Aktualitet