Sherif Taushani është shqiptari më i fundit i vrarë në luftën në Siria Lajmi konfirmohet nga të afërmit e tij, të cilët prej kohësh kishin marrë informacione se 35-vjeçari Taushani ishte vrarë, por ky lajm nuk ishte zyrtara
Mësohet se Sherif Taushani ishte larguar verën e kaluar nga vendlindja e tij, Mollasi, në drejtim të Sirisëa 35-vjeçari kishte qenë edhe më parë në Siri, por këtë herë kishte marrë me vete edhe bashkëshorten, 3 fëmijët dhe prindërit e tij, madje sipas të afërmve, nëna dhe babai kishin ikur pa dëshirëa
Shtëpia e familjes së tij në lagjen “Shtodër” të Mollasit i është lënë me qira një besimtari tjetër myslimana Behar Taushani, kushëri i 35-vjeçarit të vrarë në Siri, kërkon që shteti të kthejë në vend eshtrat e tija Ai
“Ne kërkojmë që shteti të bëjë çdo gjë që ka në dorë për kthimin e trupit në atdhea Po kështu duam që familja e tij të rikthehet urgjent nga Siria”, shprehet Behar Taushania
35-vjeçari, sipas bashkëfshatarëve të tij, e praktikonte fenë myslimane që adoleshent, duke qenë se edhe nëna e tij ishte një besimtare, madje nw moshwn 1-vjeçe ka veshur me perçe vajzwn e tija
“Sherifi është i afërm i familjes simea Ai ka qenë fillimisht me studime në vendet arabe, por i braktisi ato së bashku me tre bashkëmoshatarë të tjerë për arsye që nuk janë fort të qartaa Të afërmve iu pati thënë se ishte zhgënjyer me atë që kishte përjetuar gjatë periudhës që ndoqi studimet dhe më pas për 6-7 vite shkoi si emigrant ilegal në Angli, ku ndodhet edhe vëllai tjetër i tij më i vogël, Gazmir Taushania Vetëm pasi u kthye nga emigracioni, ai u shfaq si një besimtar dhe predikues gati ekstremist, për të cilën edhe kritikohej nga të gjithë të afërmit apo banorëta Ishte mjaft i sinqertë dhe punëtor, por këtë kritikë e pati shpërfillur gjithmonëa Madje kujtoj që, kur i kërkova të vinte të punonte me frezë vreshtat e rrushit, ma refuzoi për shkak se nga ajo prodhohet rakia dhe këtë më tha se nuk ia lejonte fejaa Më erdhi keq, por gjithsesi nuk këmbëngulaa Nuk dukej që t’i binte njeriu në qafë”, shprehet aia
Sipas tij, “Sherifi ishte i vetmi besimtar mysliman radikal në zonën e Mollasita Ai ishte shumë punëtor dhe i lidhur marrëzisht pas fesë, saqë edhe vajzën një vjeçe e kishte mbuluar me perçea Mezi priti të çohej në këmbë dhe e veshi me perçea Ai ishte martuar me një vajzë nga Burreli, që gjithashtu ishte e lidhur fort me fenë”, shprehet ai për “GSH”a
Source: Tema – Aktualitet