Xhemi Shehu ka folur së fundmi për largimin nga “Portokalli”. E ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up” moderatorja u shpreh se do i mungojë shfaqja.
“Do më mungojnë të gjithë kolegët. Janë shumë të mirë dhe do më mungojnë shumë. Është një staf që e dua shumë. I uroj shumë suksese Nevinës. E di që do shkëlqejnë. Do jenë shumë mirë”, u shpreh ajo.
Xhemi gjithashtu u ndal dhe tek emisioni investigativ “Fiks Fare” të cilin do e moderojë me aktorin Jul Deda.
“Kur erdhi telefonata për të bërë një audicion, isha në makinë. Nuk e kisha fare mendjen dhe nuk e prisja që të më thoshte që të bëja një audicion me Jul Dedën. Impakti i parë ishte që u gëzova, sepse nuk e kisha menduar kurrë të isha në moderimin e “Fiks Fare”. U ndjeva shumë e vlerësuar”, u shpreh ajo.
The post Xhemi Shehu flet për ‘Portokallinë’: Është dashuria e vjetër appeared first on Lapsi.al.