Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka firmosur një udhëzim për të gjitha degët të partisë ku i kërkon që të rikthejë në strukturat e saj drejtuese të gjithë anëtarët që ishin pjesë në strukturat paralele, duke iu referuar përkrahësve që u larguan me Lulzim Bashën.
Sipas udhëzimit, kërkohet që të gjithë drejtuesit politik duhet të punojnë për bashkimin e strukturave, po ashtu dhe të evidentojnë të gjithë personat me influencë në zonat e tyre dhe për t’i afruar ata me Partinë Demokratike.
Në dokumet shtohet se duhet patjetër që Drejtuesit Politik në bashkëpunim me Kryetarët e degëve dhe me kryesitë e degëve të PD të krijojnë kushtet dhe frymën e këtij bashkimi në struktura. Aty shtohet se bashkimi i çdo drejtuesi apo anëtari të ish-strukturave paralele me struktura duhet të jetë një prioritet absolut i PD-së.
Gjithashtu, sipas dokumentit, ky bashkim duhet të shoqërohet me një frymë gjithëpërfshirëse si rruga e vetme për të maksimalizuar energjitë e tyre në përballje me narkoregjimin, siç e cilësojnë ata qeverisjen.
“Anëtarët e kryesisë te ish strukturës paralele do të kooptohen në degën përkatëse përsëri si anëtarë kryesie, drejtuesit e grupseksioneve dhe seksioneve do të inkorporohen sipas rastit në kryesinë e grupseksioneve dhe seksioneve. Bashkimi i çdo drejtuesi apo anëtari të ish-strukturave paralele me strukturat tona duhet të jetë një prioritet absolut i yni. Ky bashkim duhet të shoqërohet me një frymë gjithëpërfshirëse si rruga e vetme për të maksimalizuar energjitë tona në përballje me narkoregjimin.
Duhet patjetër që Drejtuesit Politik në bashkëpunim me Kryetarët e degëve dhe me kryesitë e degëve të PD të krijojnë kushtet dhe frymën e këtij bashkimi dhe kooptimi në strukturat tona. Ky model siguron koherencën dhe ofron garanci për kontributin në Parti dhe respektin për çdo demokrat të angazhuar në strukturat tona”, thuhet në një pjesë të dokumentit.
The post Zbardhet udhëzimi për degët e PD-së: Bashkimi i çdo drejtuesi apo anëtari të ish-strukturave paralele, prioriteti ynë appeared first on Lapsi.al.