Hetimet e vazhdueshme lidhur me vrasjen e Gentjan Bejtjas në mars të këtij viti, kanë zbuluar detaje të reja që ndriçojnë më tej karakterin e krimit të rëndë.
Sipas burimeve të policisë, eliminimi i Bejtjas ishte një vrasje e porositur dhe ekzekutorët janë identifikuar si vrasës me pagesë.
Më herët ditën e sotme Policia ka identifikuar një nga autorët e dyshuar të vrasjes së Gentjan Bejtjas.
Mësohet se bëhet fjalë për Florian Plakun nga Vlora, i cili dyshohet se është një nga ekzekutorët, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Plaku është pjesë e grupeve në Vlorë.
Ngjarja ndodhi në datën 15 mars të këtij viti brenda rrethimit të oborrit të banesë së tij, në fshatin Larushkë të Krujës.
The post Zbulohen detaje nga vrasja e Gentjan Bejtjas, ekzekutorët ishin vrasës me pagesë appeared first on Albeu.com.