Nipi i Alistair Campbell, ish- këshilltari për marrëdhëniet me publikun i Tony Blair, që këshilloi socialistët në fushatën e suksesshme zgjedhore, është punësuar nga qeveria shqiptare
Nga Besar Likmeta, BIRN
Sipas burimeve brenda qeverisë dhe mesazheve të postuara në rrjetet sociale, 26- vjeçari, i diplomuar në Oxford, James Naish, është punësuar si këshilltar për zyrën e kryeministrit shqiptar në shtator, pasi Partia Socialiste mori pushtetina
Gjatë nëntë muajve të shkuar, Naish ka projektuar një strategji komunikimi për 100 ditët e para në detyrë të qeverisë, duke koordinuar raportet e qeverisë, duke projektuar një model të qeverisjes së mirë për Shqipërinë dhe duke redaktuar fjalimet dhe të tjera komunikime për kryeministrin Edi Ramaa
Naish shkruan në profilin e tij në rrjetin social LinkedIn se ai po koordinon ndryshimet strukturore në 170 organizata qeveritare, duke vendosur disa procese që lidhen me punën e përditshme të kryeministri, duke menaxhuar projektet e softuereve për 19 ministri dhe duke shkruar përshkrimet e punës për më shumë se 20 zyrtarë të personelit të lartë në zyrën e kryeministrita
Mes detyrave të tij të monitorimit dhe raportimit, Naish liston edhe krijimin e përditësimin e një matrice të politikave për të ndjekur më shumë se 600 premtime elektorale, mbajtjen e raporteve për kryheministrin dhe ndjekjen e progresit hap pas hapi për 19 ministria
Ai gjithashtu po ndihmon në ngritjen e dy zyrave të reja në Këshillin e Ministrave, një për mbajtjen e premtimeve dhe një njësi monitorimia
Përpara se të bashkohej me zyrën e kryeministrit, Naish ka punuar si analist dhe këshilltar për firmën britanike Eccenture, nga e cila ka marrë një periudhë shkëputjea
I pyetur nga Balkan Insight, një zëdhënës i qeverisë, Endri Fuga, mohoi që Naish është këshilltar i kryeministrita
Megjithatë, një burim brenda zyrës së kryeministrit, që foli në kushtet e anonimatit, konfirmoi se Naish është duke drejtuar aktualisht njësinë e dorëzimita
Naish është djali i Elizabeth Naish, motrës së vogël të Alistair Campbella
Campbell ka punuar si këshilltar i Partisë Socialiste gjatë zgjedhjeve parlamentare të qershorit, që sollën partinë e Ramës në pushteta
PS ka pretenduar në të shkuarën se Campbell ka punuar pa asnjë kosto për qeverinë shqiptarea
Megjithatë, punësimi i nipit të tij si këshilltar i qeverisë vë në pikëpyetje këto pretendimea
Naish nuk është i pari i afërm i drejtuesve të laburistëve britanike që punon në Shqipëria
Firma ligjore e gruas së Blair, Omnia Strategy, u punësua nga qeveria e mëparshme e qendrës së djathtë si këshilltare në një çështje arbitrazhi kundër Sky Ptroleum, një kompani nafte me qendër në Teksasa
Zyra e Avokatit të Shtetit nuk i është përgjigjur kërkesës së Balkan Insight për të mësuar se sa është paguar kjo firmëa
*Marrë me shkurtime
Source: Tema – Aktualitet