Një depozitë e konsideruar si më e madhja e arit në botë, me vlerë mbi 63 miliardë paundë, është zbuluar në Kinë. Gjeologët besojnë se më shumë se 1000 tonë metal të çmuar mund të gjenden në vendin e identifikuar dhe që do të mjaftonte për të prodhuar 500 milionë unaza. Zbulimi mbresëlënës u bë në fushën e arit Wangu në provincën qendrore të Kinës, Hunan.
Më shumë se 40 damarë, të cilët janë vrima të gjata dhe të holla në shkëmbinj të mbushur me ar, u gjetën nën fushën e kontesë Pingjiang. Shpimi zbuloi se më shumë se 300 tonë metal i çmuar gjendej rreth 2000 metra në thellësi.
Shkencëtarët e Byrosë Gjeologjike të Provincës Hunan përdorën modelimin 3D për të parashikuar se venat mund të arrinin një thellësi prej 3000 metrash dhe të mbanin 700 tonë ar. Kjo depozitë e madhe prej ari mund të mjaftojë për të bërë qindra miliona unaza. Një unazë ari mesatarisht peshon rreth 2 gramë.
Gjeologu Chen Rulin tha: “Shumë bërthama shkëmbore të shpuara treguan ar të dukshëm”. Ai zbuloi se më shumë ar mund të gjendej pasi metali i çmuar u zbulua në periferi të depozitës. Kjo sasi sipas tij nuk është e pasur vetëm me sasinë e arit, por edhe me llojin e tij. Testet nga depozita treguan se çdo ton xeheror përmban rreth 138 gram ar të pastër.
Kjo është dukshëm më e lartë se konsiderata minimale për arin e cilësisë së lartë, e cila është 8 gram për ton. Planet për zhvillimin e zonës nuk janë njoftuar ende nga zyrtarët kinezë.
Para këtij zbulimi, vendi më i pasur i arit në Kinë ishte miniera Xiling në provincën lindore Shandong. Ky vend ka rreth 600 milionë tonë metal të çmuar. E njohur është edhe miniera Deep e Afrikës së Jugut që konsiderohet si më e madhja në botë, me rreth 929 tonë ar. ©LAPSI.al
The post Zbulohet në Kinë miniera më e madhe e arit në botë appeared first on Lapsi.al.