Greqia do të votojë sot për turin e parë të zgjedhjeve lokale të para si një test për koalicionin e djathta socialiste e Adonis Samaras, përballë partisë të së majtës radikale “Syriza” dhe shihet si një barometër politik para zgjedhjeve evropianea
Dhjetë milionë persona janë thërritur që të zgjedhin 325 bashkiakë dhe 13 presidentë rajonesh, por të gjithë janë të interesuar të dinë se cila ngjyrë do të dominojë hartën zgjedhore, bluja e partisë konservatore e kryeministrit apo e kuqa e “Syriza”-s e drejtuar nga Alexis Tsiprasa
Prizmi nacional i këtyre zgjedhjeve reflektohet në deklaratat e mbajtura sot nga dy krerët e koalicioneve kryesorea
“Sot qytetarët do të bëjnë hapin e parë të rëndësishëm për të ndryshuar qeverisjen e qyteteve dhe të raojnevea Është një etapë e rëndësishme që Greqia të ndryshojë faqe”, vlerësoi lideri i partisë “Syriza”a
Alexis Tsipras nuk e ka fshehur asnjëherë se ai i sheh këto zgjedhje, raundi i dytë i të cilave përkon me zgjedhjet evropiane, si një trampolinë drejt mundësisë për të organizuar zgjedhje legjislative të parakohshmea
“Nga kriza do të dalim vetëm nëse jemi të bashkuar dhe me demokraci”, deklaroi Adonis Smarasa
Përballja e fundit elektorale mes dy partive përkon me zgjedhjet legjislative të vitit 2012 që u mbajtën nën një klimë të tendosur ku diskutohej dalja e Greqisë nga zona euroa
E majta radikale që deri në atë kohë kishte më pakë se pesë përqind të votave, arriti të dalë forcë e dytë politike në vend me 27 për qind të votave, mbrapa partisë Demokracia e Rea
Dy vite më vonë, spektri i “Grexit” (term që nënkupton daljen e greqisë nga euro zonaa shëna i përktha) u zhduk, në vitin 2014 vendi pritet të ndryshojë faqe pas gjashtë vitesh recesion, por mbajtja e një politike të rreptë dhe drastike si dhe rritja e papunësisë në më shumë se 26 për qind e kanë konsumuar koalicionin e Adonis Samaras i cili qeveris bashkë me socialistëta
Mesazhi
“Vota e ditës së sotme bazohet kryesisht në karakteristikat lokale por në fund është një provë force mes atyre që i tolerojnë politikat e qeverisë dhe atyre që shpresojnë t’i dërgojnë një mesazh proteste”, vlerëson Thomas Gerakis, profesor i institutit të sondazheve “Marc”a
Jasoni, një fizioterapist 35 vjeç, që ka ardhur të votojë në qendër të Athinës, ka për qëllim të dërgojë që në raundin e parë një mesazh: “Ata që na dërguan drejt falimentimit nuk mund të jenë ata që do të na nxjerrin”a Ai do të votojë për “Syriza”-na
Alexandre Voudouris, 40 vjeç, ka votuar në bazë të konsiderimeve lokale dhe do të presë zgjedhjet evropiane për të shprehur se çafrë mendon për gjithë këtëa
Por abstenimi që pritet të jetë shumë i lartë paraqet një lloj diskreditimi të përgjithshëm për klasën politike grekea
Nëse zgjedhjet lokale polarizohen në duelin Demokracia e Re – “Syriza”, që janë gati barazim sipas sondazheve me rreth 20 për qind të votave për secilën, na shfaqet gjithashtu një ndarje e peisazhit politik në shumë pjesë, pas një dekade bipartiakea
Ka mbaruar koha kur konservatorët dhe socialistët e “Pasok” kishin rreth 80 për qind të votavea Zgjedhjet e sivjetshme karakterizohen nga një numër shumë i lartë kandidatësh të pavarura
Në Athinë dhe Selanik, ka du zgjedhje të lira, praktikisht Georges Kaminis dhe Yannis Butaris, të zgjedhur në vitin 2010 me mbështetjen e qendrës së majtë, që kalojnë lehtë kundërshtarët e tyrea
Mes kandidatëve për bashkinë e Athinës figuron Ilias Kassidiaris, deputet dhe zëdhënës i partisë neonaziste i Agimit të Artë, i akuzuar sikurse shumica e parlamentarëve të kësaj partie se janë pjestarë të një organizate kriminale pas dy vrasjesh që kanë të bëjnë me anëtarë të Agimit të Artëa
Ai parashikohet të marrë më shumë se 10 për qind të votave dhe renditet në vend të katërt, i cili ka zgjedhur si poster elektoral një foto të vetes nën pranga gjatë arrestimit që iu bë në shtatora
Qëllimi i “Syriza”-s, që ka një elektorat shumë të vogël në rang lokal, është që të jetë e pranishme në raundin e dytë në Athinë dhe në nëntë nga 13 rajoneta Ajo synon të fitojë në rajonin e Athinës që përbën edhe 30 përqind të elektoratita
“Pasoku”, katër vite më parë kishte fituar në tetë nga 13 rajoneta Që atëherë kjo parti ka rënë dhe përllogaritet të arrijë pesë për qind të votavea Hapsira e lënë bosh prej saj i ka dhënë mundësi krijimit të një partie të re, “To Potami”, e ngritur nga një gazetar shumë i njohur i televizionit greka Sipas AFP-ATSH
Source: Tema – Aktualitet