Në Shqipëri ka nisur që prej 07a00 procesi i votimit për kryetarët e rinj të 61 bashkive të vendit dhe anëtarët e këshillave bashkiakëa Probleme të shumta janë verifikuar në pjesë të ndryshme të vendit me funksionimin e pajisjeve të instaluara për identifikimin elektronik të votuesvea
Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, bëri të ditur rreth orës 10:00 se sistemi ka funksionuar normalisht në të paktën 85 përqind të 5213 qendrave të votimit në të gjithë vendina “Në momentin që flasim janë 4469 të cilat funksionojnë normalisht sa lidhet më pajisjen elektronikea Janë 205 qendra votimi, të cilat sipas informacionit në kohë reale që marrim, na tregojnë se atje, pajisja është e konfiguruar por nuk mund të marrim automatikisht në kohë reale informacion prej tyrea Janë 531 qendra të tjera votimi, për të cilat nuk kemi informacion”, deklaroi zoti Celibashia Pak përpara daljes së tij publike, ai dhe nënkomisionerja Lealba Pelinku, kishin urdhëruar që aty ku pajisja nuk funksionon “identifikimi të vijojë me mënyrën tradicionale, pasi në aspektin teknik nuk kishim asnjë mundësi për të pritur më shumë”a Zoti Celibashi u shpreh se ishte herët për të folur për arsyet e situatës së krijuara
Teknologjia, këtë herë edhe për votimin dhe numërimin elektronik, po zbatohet në tre bashki, Elbasan, Kamëz dhe Vorëa Rezultatet paraprake pritet të publikohen menjëherë pas mbylljes së procesit, dhe do të bëhet një numërim manual paszgjedhor i të gjitha konfirmimeve, për të verifikuar saktësinëa Numërimi në pjesën tjetër të vendit do të realizohet manualisht, në 92 qendra të numërimit të ngritura posaçërishta
Për zgjedhjet e kësaj të diele në listat e votuesve janë mbi 3 milion e 650 zgjedhës, përfshorë dhe emigrantëta Këta të fundit mund të votojnë vetëm nëse ndodhen në atdhea Për pasojë numri i votuesve realë, pritet të jetë 30-40 përqind më i ulët nga ai në listaa
Në garë janë 144 kandidatë nga 40 parti dhe koalicione, përfshirë dy kandidatë të pavarura Ndërsa për 1603 pozicionet e anëtarit të Këshillave bashkiakë, konkurrojnë rreth 23 mijë e 700 kandidatë, përfshirë 10 të pavarura
Zgjedhjet për pushtetin vendor po ndiqen nga misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë të ODIHR-it, i kryesuar nga ambasadorja Audry Glovera Një grup prej 24 vëzhguesish afatgjatë kanë ndjekur procesin parazgjedhor që prej 13 prillita Misioni kishte kërkuar një prani prej 300 vëzhguesish afatshkrutër nga vendet anëtare të OSBE-së, por vetëm afro 165 kanë mbërritur në Shqipëria Duke përfshirë dhe grupet nga parlamenti europian, asambleja e Këshillit të Europës, apo dhe ambasadat e huaja në vend, llogaritet që numri i vëzhguesve të huaj të jetë prej afro 230 personasha
Procesi u parapri nga një incident në mesnatë, ku është dhunuar kandidati socialist dhe drejtuesi aktual i Bashkisë së Kolonjës Erion Isai, nga persona që dyshohet të jenë mbështetës së opozitësa Zoti Isai deklaroi se njëri prej dhunuesve është dhe anëtar i Komisionit Zonala Policia ka arrestuar njërin prej agresorëvea
Nën hetim ka përfunduar gjatë ditës dhe kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Kuçvës, Lefter Maliqi, i cili dyshohet se ka kërcënuar dhe fyer 4 persona në një lokala /VOA
The post Zgjedhjet vendore, VOA: Procesi me probleme me identifikimin elektronik appeared first on Albeuacoma