Një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi të ulët është përfshirë nga flakët në pyjet e fshatit Leminot në Maliq.
Sipas informacioneve paraprake flakët janë përhapur me shpejtësi në zonë pasi favorizohen nga era e fortë, por për të vënë nën kontroll zjarrin punonjës të shërbimit pyjor dhe emergjencave civile e banorë të zonës kanë shkuar në vendngjarje.
Terreni i thyer malor i ka vënë në vështirësi punonjësit pasi nuk mund të shkojnë me mjetet e tyre deri te vatrat e zjarrit por po përpiqen të punojnë edhe me mjete rrethanore.
Aktualisht zjarri është duke u mbajtur nën kontroll, ndërkohë policia po punon për të zbardhur ngjarjen dhe nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm ose jo.
The post Zjarr i madh në Maliq appeared first on Lapsi.al.