Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në pyjet e fshatit Kakaç të bashkisë Maliq.
Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, ndërsa mësohet se flakët të favorizuara nga era flakët janë përhapur me shpejtësi në zonë duke përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi.
Terreni i thyer malor i ka vënë në vështirësi punonjësit pasi nuk mund të shkojnë me mjetet e tyre deri te vatrat e zjarrit por po përpiqen të punojnë edhe me mjete rrethanore.
Aktualisht zjarri është duke u mbajtur nën kontroll, ndërkohë policia po punon për të zbardhur ngjarjen dhe nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm ose jo.
The post Zjarr në Maliq, flakët përfshijnë zonën pyjore appeared first on Gazeta Standard Online.