Një helicopter Cougar dhe rreth 30 efektivë të Forcave të Armatosura janë riangazhuar mëngjesin e sotëm në operacionin për shuarjen e zjarrit intensiv në fshatrat e bashkisë Dropull. Problematike mbetet situata edhe në fshatrat Pecë dhe Kardhikaq të bashkisë Finiq. Zjarri që ra pasditen e djeshme rrezikoi banesat dhe u shua mëngjesin e sotëm.
Nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile po punohet me forcat dhe automjetet zjarrfikëse të bashkive Finiq, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër dhe Përmet për të stabilizuar situatën e krijuar prej ditës së djeshme, informon ministria e Mbrojtjes.
Ndërkohë policia e Gjirokastrës ka arrestuar autorin e dyshuar të vendosjes së zjarrit. Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale M.K. 58 vjeç banor fshatit Frashtan të Dropullit.
The post Zjarri në fshatrat e Dropullit, arrestohet 58-vjeçari si autor i dyshuar appeared first on Lapsi.al.