Administratori i fabrikës së prodhimit të plastikës në zonën e ish-kombinatit Metalurgjik në Elbasan, që u përfshi nga një zjarr masiv pasditen e djeshme, është shpallur në kërkim. Sipas policisë, po vijon puna për kapjen e 54-vjeçarit me inicialet.
Njoftimi:
Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin K. B., 54 vjeç, me detyrë administrator në një kompani për prodhimin e plastikës, pasi në fabrikën palstike, në fshatin Bradashesh, ka rënë zjarr dhe si pasojë e tymit të çliruar u shkaktua ndotje e ajrit.
Vijon puna për kapjen e shtetasit K. B. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
The post Zjarri në zonën e ish-kombinatit të Metalurgjikut në Elbasan, shpallet në kërkim administratorin e fabrikës së prodhimit të plastikës appeared first on Lapsi.al.